Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtoreshat e Institutit Nacional të Demokracisë (NDI), Kristen Sempëll, drejtoreshë e Programit të NDI-së për administrim demokratik, Mojra Vilan, drejtoreshë e Programit të NDI-së për demokraci dhe teknologji dhe Sandra Pepera, drejtoreshë e Programit të NDI-së për gjini, gra dhe demokraci.


Kryetari e theksoi bashkëpunimin e suksesshëm dhe hapat që janë ndërmarrë me partnerët e Kuvendit përmes bashkëpunimit me NDI-në, duke theksuar se bashkëpunimi i këtillë është shumëvjeçar dhe i suksesshëm dhe bazohet mbi mirëkuptimin e ndërsjellë dhe vërejtjen e nevojave rrjedhëse të Kuvendit për avancimin e proceseve.

Drejtoreshat, duke falënderuar për takimin, secila në fushën e saj të përgjegjësisë parashtruan pyetje të numërta në raport me punën e deritanishme të NDI-së, për pritjet dhe propozimet e Kuvendit në drejtim të bashkëpunimit të ardhshëm. Pyetjet ishin në kontekst të pavarësisë së pushtetit ligjvënës nga pushteti ekzekutiv, përfshirjen e qytetarëve në proceset demokratike. I përshëndetën hapat e Kuvendit për hapjen dhe disponueshmërinë e informacioneve ndaj qytetarëve dhe u përqendruan në komunikimin dykahësh me votuesit. Pjesë e diskutimit ishte edhe inkluzioni dhe barazia gjinore në Kuvend, si edhe mënyra e punës së Institutit Parlamentar dhe Zyrës Buxhetore.

Kryetari në fjalën e tij e theksoi hapjen e Kuvendit, sidomos përmes aktivizimit të faqes së re të internetit, E-parlamentit të ri dhe Regjistrit të organizatave joqeveritare  dhe e potencoi Karvanin “Kuvendi për qytetarët” që për momentin zhvillohet në shumicën e qyteteve nëpër shtet. Aspekti i inkluzivitetit të Kuvendit është theksuar përmes formimit të disa Grupeve parlamentare inter-partiake veprimi dhe interesi i të cilave është fokusuar në grupe të ndryshme të qytetarëve. Në lidhje me pavarësinë e Kuvendit, Kryetari i qartësoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendin dhe informoi se është në rrjedhë procesi i pavarësimit të sigurimit të Kuvendit. Në raport me punën e Institutit Parlamentar dhe Zyrës Buxhetore, ai nënvizoi se analizat që i përpilojnë këto dy Sektorë janë profesionale, neutrale dhe në kohë dhe se Kuvendi e ndan pa rezervë përvojën e vet për formimin dhe funksionimin e këtyre trupave me parlamente të tjera të interesuara që janë në fazë të themelimit të Instituteve Parlamentare sipas shembullit tonë.

Instituti Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI), e mbështet punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes programeve që financohen nga Fondi Amerikan i të Drejtave Fondamentale, Fondacioni Nacional i Demokracisë, Agjencia Zvicerane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit dhe Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.