Sektori për punë të brendshme në Tetovë sot në flagrancë ka arrestuar hajdutin i cili kishte vjedhur një shumë të hollash raporton Tetovasot.com


Sipas SPB-Tetovë, hajduti është arrestuar gjatë kryerjes së veprës penale ndërsa paratë i janë dorëzuar pronarit transmeton Tetovasot.com

Arrestohet hajduti, i kapur menjëherë pas kryerjes së veprës, të hollat e vjedhura i kthehen pronarit
Më 26.10.2022 në ora 23:05 në rr. “29-të Nëntori” në Tetovë, nëpunës pëolicorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria O.M. (30) nga f. Xhepçishtë-Tetovë.
Ai është kapur menjëherë pasi ka kryer veprën penale “vjedhje banditeske” në barnatore në të njëjtën rrugë, ku fizikisht e ka sulmuar të punësuarën dhe i ka marrë të holla nga qarkullimi ditor. Të hollat janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.
Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se personi ka qenë i kërkuar me urdhërarrest për vuatjen e dënimit me burg prej dy vjetëve për vepër penale të kryer “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër O.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.