Ejup Berisha


Njerëzit në jetë kanë shumë misione disa janëtë lehta e disa janë të vështira. Misione të vështira të njerëzve janë dy e ato janë: 1. Zbutja e kafshëve të egra dhe 2. Zbutja e pushtetit shtetëror. Si të zbuten kafshët e egera kjo është qështje dhe sfidë shumë e veshtirë e njerëzve që jetojnë në afërsi të tyre pasiqë këta cdoher mund të jenë cak i sulmeve të tyre sepse ato përher dine të sulmojnë gjithcka që u del para. Ndërsa sulmet e tyre kanë pasoja të rënda dhe të pariparueshme jo vetëmse për trupat por edhe për jetët e njerëzve. Nuk është i lehtë ballafaqimi me kafshët e tilla pasiqë ato shumë shpesh janë të rrezikshme edhe nëse sulmin e bëjnë nga frika se mos sulmohen apo dhe thjeshtë nga instikti shtazor ato megjithatë i vënë në rrezik njerëzit. Kafshët e egra mund edhe të zbuten e kjo mund të ndodhë nëse njerëzit mundohen dhe i përkushtohen kësaj pune. Gjithcka mund të bëhet kur njerëzit kanë dëshirë. Por me to nuk ka garanci sepse prej tyre në cdo cast mund ta pesojnë shumë rëndë njerëzit. Një lloj bishe e egër është edhe pushteti shtetëror. Në shekujt 16-17 atë e kane quajtur Leviatan. Kjo far bishe atëher ka qenë e domosdoshme dhe ka pasur për detyrë qe të vendos siguri, ti ruaj njerezit nga dhuna e rrezikshme dhe e vrazhdë si dhe të njëjtëve tua shpëtoj jetet nga vdekja e sigurtë.Atë kohe shumë lehtëjetët e tyre kanë ardhur në pikpyetje si rezultat i kaosit që ka mbisunduar si pasojë e luftës së ashpër e të rrezikshme qytetare në Angli. Sot Leviatani bashkekohor apo pushteti i sotëm të jep përshtypjen se vepron me butësi se me përdorim force e me detyrim. Jo rrallë herë pushtetarët e ndryshëm i shohim se si dalin në opinion dhe thonë citoj: Ne jemi tolerant të butë dhe të arsyeshem e nuk perdorim dhunë por përparsi gjithmonë i japim dialogut dhe mirkuptimit. Dhuna sipas tyre vie në shprehje vetëmse në raste ekstreme apo vetëm në se nuk ka zgjidhje tjetër. Por kjo është përshtypje e gabuar sepse këta nuk heqin dorë nga përdorimi i forcës fizike sepe e posedojnë të njëjtën apo dhe për faktin se pushteti i tyre është i pakontrolluar dhe i pakufizuar. E pushteti i tillë është përher i padrejtë dhe i njëjti ka tendenca që ta eliminon apo dhe zhduk dialogun e në instance të fundit edhe drejtësine. Ndërsa demokracia thotë se cdo pushtet ka për obligim të jetë i drejtë nëse jo maksimalisht atëher i tillë ai duhet të jetë minimalishtë.Prandaj njerëzit patjetër duhet ta zbusin pushtetin nëse duan ta ruajnë apo dhe ta shpëtojnë vetveten, familjet dhe pronat e tyre.Pasiqë pushteti din përherë që ti vë në rrezik gjërat që u përmendën më lartë, kjo ndodhë nëse pushteti është i pakufizuar dhe i pakontrolluar. Prandaj duhet vendosur rend e rregull në shtet. E kjo arrihet duke e vendosur pushtetin qe të veproj në korniza kushtetuese dhe juridike duke ua bërë me dije pushtetar ëve se kanë privilegje por edhe përgjegjsi gjatë ushtrimit të pushtetit prandaj këta duhet të jenë të kujdesëshëm në raport me qytetarët.