Makina ikonike Aston Martin në ngjyrë gri, e përdorur nga James Bond në filimin “No Time to die” u shit për më shumë se 3 milionë dollarë, në një ankand në Londër.

Shtëpia e ankandeve Christie’s tha se makina e rrallë, vetëm një nga dy të tilla në botë, është tashmë pronë e një blerësi anonim, që e kërkoi me ngulm përmes telefonit.

Pjesë e ankandit nuk ishte vetëm makina mahnitëse, Aston Martin, por edhe disa prej kostumeve të veshura nga aktori Daniel Craig në rolin e James Bond apo edhe kujtime të tjera nga filmi, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të agjentit të famshëm 007.

Ankandi për objektet e tjera në shitje do të qëndrojë i hapur deri më 5 tetor, që në Britani njihet ndryshe edhe si dita James Bond.