Putin kërkon aleanca të reja, mbledh samitin e parë mes Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar përgatitjen, për javën e ardhshme, të samitit të parë midis Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore në histori.


Samiti do të mbahet në Astana me rastin e përvjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Moskës me Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, tha presidenti nga një samit në Shën Petersburg me vendet e CIS.

Lëvizja e Putinit vjen pasi Rusia ka pësuar humbje të ndjeshme në luftën në Ukrainë dhe ka humbur terren në rajone që aneksoi një javë më parë.

Ndërkohë sot, aktivistë rusë, ukrainas dhe bjellorus fituan çmimin “Nobel për Paqe” për qëndresën e tyre ndaj luftës dhe përballjen me regjimin përkatësisht në Rusi dhe Bjellorusi. /abcnews.al