Petrovska: Zgjidhja e çështjeve të hapura në Ballkan është çelësi i sigurisë

Në Samitin e fundit në Madrid, i cili ishte shumë i rëndësishëm në këtë kohë kritike, NATO-ja porositi se çdo centimetër i territorit të saj është i rëndësishëm dhe e dyta, se ne po forcojmë kapacitetet tona për të penguar dhe mbrojtur veten, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në forumin “2BS – To Be Secure” në Budva, Mali i Zi, në panelin me titull “NATO-ja e gatshme për të ardhmen, e fuqishme dhe e vendosur”.


Siç informon Ministria e Mbrojtjes, në fokus të diskutimeve ishte roli i NATO-s në zhvillimet moderne të sigurisë, si dhe synimi për t’u rezistuar sfidave dhe për të vërtetuar se është e aftëtë refuzojë, të kthejë dhe mbrojë.

Në panelin, në të cilin morën pjesë ministrat e mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq dhe të Bosnja e Hercegovinës, Sifet Poxhiq, Petrovska foli për mënyrat për të arritur zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura në Ballkan.

Konkluzioni i diskutimit, thekson Ministria, është se garancia e vetme për një të ardhme evropiane dhe të begatë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor është dialogu dhe bashkëpunimi.

“Kur filloi pushtimi më 24 shkurt të këtij viti, njerëzit në vendin tim pyetën nëse ishim të sigurt, të cilës unë iu përgjigja – po, jemi të sigurt sepse jemi vend anëtar i NATO-s. Marrëveshja e njohur e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen që zgjati më shumë se 20 vjet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës doli të ishte investimi më i madh për sigurinë e vendit tonë. Mesazhi im është që liderët politikë në një kohë të caktuar duhet të marrin vendime serioze politike që do të nënkuptojnë investim në të ardhmen e vendeve”, tha Petrovska.

Ministrat e mbrojtjes në panel diskutuan gjithashtu sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti transatlantik, sfidat e sigurisë rajonale me theks të veçantë mbi pasojat e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, rritjen e rezistencës së demokracive, si dhe prioritetet për veprim në marrëdhëniet transatlantike.