Gjimnazi i Tetovës fiton edhe një betejë ligjore ndaj Bilall Kasamit dhe VMRO-së

Komuna e Tetovës ka humbur një tjetër betejë ligjore me Gjimnazin e Tetovës dhe drejtuesen e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Teuta Llalla shkruan Tetovasot.


E gjitha kjo nisi kur Këshilltarët e komunës së Tetovës para tre ditësh votuan kundër Programit Vjetor të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq ” ndërsa Këshilltarët e Lëvizjes BESA dhe partisë maqedonase VMRO-DPMNE si dhe vetë kryetari Kasami nuk duan bashkëpunim me drejtoreshën Llalla.

Ky ishte një rast i paprecedentë pasi bëhet fjalë që tju mohuar rreth 1300 nxënësve aktivitetet vjetore për inatet personale të Bilall Kasamit. Por sipas Ligjit të arsimit të RMV pas datës 30 shtator gjimnazi Kiril Pejçinoviq mund të mbaj çdo aktivitet dhe vota kundër e këshilltarëve BESA dhe VMRO është e pavlershme.

Me këtë rast dëshmohet edhe njëherë se Politika assesi të largoj duart nga shkollat e Tetovës,ndërsa në seancën e tretë të këshillit të komunës së Tetovës këshilltarja Besa Kadriu nga radhët e lëvizjes Besa kërkoi që Gjimnazi Kiril Pejçinoviq të hiqet nga grupi i shkollave të mesme dhe propozim vendimi për miratimin e punës dhe programit për vitin 2023 të kësaj shkolle të vendohet si pik shtesë që me këtë të dëmtoj punën e kësaj shkolle.

Ka qenë i ashpër reagimi i këshilltarit të BDI-së Liridon Disha i cili nënvizoi se kjo metodë e vazhdimit të futjes së duarve politikisht do të ju kushtoj shumë nxënësve të cilët nuk kanë asnjë faj për përzierjet politike që bëhen nga ana e pushtetit lokal të komunës së Tetovës. “Siç e dimë të gjithë dje ishim dëshmitarë të një precedenti të ri që e iniciuan së pari këshilltarët e lëvizjes Besa dhe e përkrahën më pas edhe ata të VMRO-DPMNE-së që kishte të bëj me bllokimin e punës së gjimnazit të Tetovës, dmth dje kishim dy pika të rendit të ditës për gjimnazin e Tetovës, njëra për miratimin e raportit vjetor dhe tjetra për miratimin e programit vjetor që nënkupton për mbarëvajtjen e të gjitha punëve që i kryen drejtoria e shkollës, me këtë akt lëvizja Besa edhe njëherë dëshmon se nuk i kursen drejtorët të cilët i konsideron se nuk janë të lëvizjes Besa dhe janë të pozitës duke ju revanshuar me forma të tilla që ne nuk i kemi parë që nga pluralizmi në këtë shtet dmth nuk ka ndodhur asnjëherë që raporti vjetor dhe programi vjetor i një shkolle fillore apo të mesme të mos miratohet në këshillin komunal për arsye të revanshizmit politik” tha këshilltari nga radhët e Bashkimit Demokratik Për Integrim, Liridon Disha ekskluzivisht për Tetova Sot