Nedai Shaholli: Shuhet ‘grupi i zjarrit’!

Shkruan Nedai Shaholli


Në zhvillimet e fundit brenda kampit integrist pas mbajtjes së mbledhje së Këshillit të Përgjithshëm për zgjedhjen e kryesisë së re dhe posteve drejtuese në partinë e tyre DUI, ‘grupit i zjarrit’ duket se ka dalë i kënaqur nga kjo mbledhje me marrjen e posteve të reja dhe përgjegjësive në parti njëfarë lloj kompromisi është arritur.
Nga kjo mbledhje u pa se kishte edhe të pakënaqur siç ishte rasti me trimin Talat Xhaferi, i cili e braktisi mbledhjen në shenjë mospajtimi me vendimet e partisë që nuk i paskëshin vlerësuar anëtarët e partisë sipas meritave të rretheve por sipas tekave të disa individëve.
Mes rebelëve dhe Ali Ahmetit duket se është shuar dhe platitur ‘bubulaku’ i ndezur i pakënaqësisë pas marrjes së detyrave dhe posteve të reja në parti, kësisoj Ali Ahmeti me integristët e tij e shuan zjarrin e pakënaqësisë të një grupi rebel duke i ofruar poste dhe ofiqe.
E gjithë kjo zhurmë mediatike e krijimit të ‘grupit të zjarrit’ sigurisht që nuk kishte për qëllim diegien e stallës së partisë por, dëshira dhe babëzitja e të pakënaqurve për para dhe pushtet dhe jo për interesa kombëtare veç atyre vetiake dhe meskine.
E gjithë kjo ‘gjurulldi’ u krijua për të kënaqur apetitet e një klani kundër një klani tjetër dhe nuk bëhet për interesat e përgjithshme të shqiptarëve që do të thotë, ik ti të vij unë por që kjo ‘rrokadë’ shqiptarëve nuk i sjell asnjë leverdi.
Sipas grupit të zjarrit objektivi i grupit të zjarrit është arritur dhe zgjedhjet në kryesi janë zhvilluar sipas meritokracisë dhe jo sipas dëshirave të individëve pa meritë në parti.
Tani e tutje ka ngelur për ta zhvilluar betejën finale dhe ajo konsiston me spostimin e Artan Grubit nga posti i zv.kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me një rebel nga ‘bubulaku’ i shuar si vazhdim i traditës së qylaxhinjve të pushtetit.
Megjithatë, lufta ‘pakompromis’ brenda llojit vazhdon…!