Ejup Berisha


Ishin qu peshë disa qarqe të caktuara në Kosovë dhe në shënjestër e kishin vënë Dekanin e ri të Fakultetit Juridik pran Univerzitetit Ukshin Hoti në Prizren Profesor Doktor Muharrem Faiku. Njeri ky jo vetemse me reputacion por dhe me pedigre të një intelektuali të madh, tepër të
zot, të vyeshëm dhe punë
tor. Punëtor shkencor studioz dhe hulumtues e kamë fjalën. Më tej
i shkolluar dhe i doktoruar në lëmin e shkencave Juridike në Universitetin e Kosovës dhe të Wienës në Austri. Cka të thuhet më tej ta sulmosh një intelektual i cili ka zënë një pozicion me meritë në kreun e Fakultetit Juridik në rastin konkret ta sulmosh Z.Muharrem Faiku është apsurdi i kohës bashkëkohore i cili sulm nuk mund të justifikohet me asgjë. Ta sulmosh intelektualin dhe intelegjencën e tij është veprim vandal i atyre që nuk e duan zhvillimin e trurit të kombit. Një pjesë e atij truri kombëtar është edhe vet Profesor Doktor Muharrem Faiku. Për hirë të së vërtetës
Muharremin e njoh edhe personalishtë meqë bashk kemi studjuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës që vepronte në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar
atëkohë në kuadër të Univerzitetit të Prishtinës. Z. Muharrem Faiku provimet i përgatiste në mënyrë studioze dhe hulumtuese e jo në mënyrë mekanike shkel e shko vetëm sa për ti dhënë provimet dhe tani pas gjithë atij mundi dhe sakrifice qohen disa dhe e sulmojnë.
.Zgjedhja e tij në kreun e Fakultetit Juridik është konform të gjitha normave statutare të Universitetit Ukshin Hoti dhe konform akteve dhe normave ligjore. Gara ishte korrekte nuk kishte manipulime e as intriga pra kishte zgjedhje normale si në cdo institucion të arsimit të lartë.
. Profesor Doktor Muharrem Faiku tanimë Dekan i ri i Fakultetit Juridik në Prizren gjatë studimeve universitare dhe pas universitare pra gjatë dhe pas maxhistrimit dhe doktorimit ka qenë dhe është autor i shumë punimeve shkencore të publikuara nëpër revista hulumtuese dhe shkencore prestigjioze dhe me reputacion ndërkombëtar. Dhe në vend që dikush ti gëzohet zgjedhjes së tij në kreun e Fakultetit Juridik në Prizren atë e sulmojnë në mënyrë të pakuptimtë.
Një fjalë popullore thotë kush humb ka të drejtë edhe që të hidhërohet. Prandaj apeli im është që të ruhet dhe të ndihmohet intelegjenca dhe intelektualët si dhe pozitat e tyre sepse kombi ka nevojë për intelektual të vërtetë dhe të mirfilltë sic është edhe vet Dekani i ri i Fakultetit Juridik në Prizren Muharrem Faiku e
jo për analfabet me diploma dhe tituj falco akademik.