Mickoski: Qeveria do të mbyllë TEC “Manastir” dhe “Osllome”/ Akuzon se 4 mijë të punësuar do të mbesin në rrugë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzoi se për një kredi prej 100 milionë eurove shteti dëshiron t’i mbyllë dy prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike – TEC Manastir dhe HEC Osllome. Kjo është politikë e gabuar energjetike, e cila do të reflektonte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sovranitetin politik të Maqedonisë, thotë Mickoski.


“Duke nënshkruar këtë kredi ata u detyruan që ta mbyllin Osllomenë deri në fund të vitit 2023, kurse TEC Manastirin ta mbyllin deri në fund të vitit 2027, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth 4 mijë do të mbesin në rrugë dhe të paktën 40 mijë të tjerë që bashkëpunojnë me SH.A. EMV, ish-ELEM, do të pësojnë humbje serioze gjatë punës aktuale, njerëz që kanë punuar në aktivitete për riparim, furnizues etj. Kështu që, kjo është një qasje e gabuar në politikën energjetike që ndikon drejtpërdrejt në sovranitetin politik të Maqedonisë.”- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.