VMRO-DPMNE-ja, nuk ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare por është pajtuar me atë se qytetarët për momentin kanë prioritete të tjera si përballimi i krizave energjetike dhe ekonomike. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në emisionin “360 gradë” thotë se kur do të jetë në pozitë për të formuar qeveri, do të zgjedhje partnerin e koalicionit me të cilin do të ketë përputhje të programit. Ai tregon preferencat.

“Unë e preferoj opozitën shqiptare por e them shpesh dhe do ta përsëris edhe në emisionin tuaj gjithsesi ka një rregull mbi të gjitha rregullat dhe ky është rregulli i Badenterit i cili, nëse duam të kemi reforma të suksesshme, ne duhet patjetër ta respektojmë. Ky do të jetë kriteri më i lartë i cili do t’u drejtojë nëse jeni në pozitë për të bërë qeveri? Normalisht. Unë e kam thënë këtë. Unë jam person që i sheh gjërat legalisht”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski nuk e hedh poshtë mundësinë e formimit të një koalicioni të zgjeruar mes gjithë partive parlamentare në këtë moment por jo si ideja të cilën e ka dhënë deputeti Pavlle Trajanov.

“Ne jemi për koalicion të zgjeruar i cili do të çojë në shpërndarjen e Kuvendit. Ta formojmë atë koalicion të zgjeruar sot dhe nesër 120 deputetë në Kuvend të votojmë shkarkimin e Kuvendit dhe të caktojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kurse të bashkëveprojmë në një qeveri të njëjtë, jo, kjo jo”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.