Lëvizja Vetëvendosje për fushatën e fundit zgjedhore ka shpenzuar hiç më pak se 1.3 milion euro.


KQZ-ja ka publikuar sot shpenzimet e partive politike, ku thuhet se LVV-ja ka pasur të hyra gjatë vitit 2021 mbi 2.1 milionë euro dhe shpenzime mbi 2.3 milionë euro, raporton Zeri.info.

Përveç fushatës, LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet, me mbi 600 mijë euro.

Raportin e plotë të shpenzimeve të LVV-së për vitin 2021 mund ta gjeni më poshtë.