Skender Sherifi poet me renome evropjane i cili jeton e vepron në Bruksel, botoi ne Tiranë librin LOVE që ka trazuar shumë shpirtëra e ndjenja. Miku im i vjetër që e kam njof dhe kam pas miqësi në Bruksel,është njeri e shok i veçant,intelektual e poet polivalent..Është avokati dhe fansi absolut i vlerave madhore, autentike, origjinale të vërteta … që sjell diçka të ré dhe çka të pasuron shpirtërisht dhe intelektualisht me diçka që nuk e ke pas ditur, apo pasur më parë ! Vepra LOVE e Skender Sherifit, është e këndshme si një solo këngë me kitarrë të Jimmy Hendrix. Pra, tani e ka LEXUESI SHQIPTARË, në dispozicionin e tij, Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të denjë të krijuesve shqiptarë jashtë atdheut. Në një klimë të gjallë intelektuale, mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm, me një sërë krijimesh, me një force të tillë, saqë vargu i tij letrar së fundi, mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.
Më 1 gusht 1956, kur Skënderi ishte vetëm një vjeç, familja e tij emigroi në Bruksel, si refugjat politik. Në vitin 1980, ai u diplomua me titullin “Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë frënge”.
Për një kohë të gjatë, Skënderi punoi si gazetar në fushën e artit dhe kulturës, në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700 intervista me krijuesit më të famshëm bashkëkohorë francezë, por edhe me artistë anglezë, italianë e spanjollë, (Sergio LEONE, Vittorio GASSMAN, Alberto SORDI, Gérard DEPARDIEU, Jeanne MOREAU, Annie GIRARDOT, Jean RÉNO, Juliette BINOCHE, Denis LAVANT, Charles AZNAVOUR, Alain BASHUNG, Serge REGGIANI), etj.
Personalitet artistik me taban kombëtar i brymosur mes shqiptarizmit familjar, edukativ, shpirtëror, folklorik, mitik e zakonor … dhe kozmopolitizmit planetar me gjithë kulturën avangarde europiane, amerikane etj.
Edhe pse Skënderi ka punuar si gazetar dhe profesor në arsim, në thelb ai është artist autentik i lindur dhe në esencë POET. Me një kulturë apo trashëgimi të dyfishtë (edhe pse ishte foshnje kur erdhi në Belgjikë ai u rrit dhe u edukuar nga familja me frymën shpirtërore kombëtare, me dashurinë absolute ndaj atdheut dhe origjinës së tij. 
Atij nuk i intereson , as mediokriteti global,as mesataria, as e rëndomtia … e don top nivelin dhe ngritjen maksimale me mundësitë që ka. Artan Fuga potencon se ky Poet, kur e lexojmë, na duket si një UFO ekstra tokësor. Thua që i ka jetuar 1000 jetë të tjera, dhe tani është i ngopur me gjithçka. Për këtë arsye, na duket që është dikund tjetër, i rrënjosur në një tjetër Planet, dhe pastaj na shikon neve ”Njerëz të shkretë në jetën tokësore me plot probleme”, sikur një astronaut me një vizion special prej nga hapësirat e larta, me atë distancë kritike, ironike por edhe tepër humaniste.
Siç e komenton librin Love akademik Artan FUga në mes tjerash thot: Ky njeri Skender Sherifi është një magjistar, i cili i ka përzier të gjitha zhanret artistike dhe i ka bërë të mundshme, të gjitha të pamundshmet.
Ndoshta është”David Copperfieldi” i vargut dhe i rimës?
Poeti i njour Italian Claudio Pazani ne mes tjerash per librin Love te Skender Sherifit do të deklaron:


Në poemat e Sherifit , mbi të gjitha, vërehet gjithnjë prania e një dielli të madh, verbues, përvëlues e shndritës në të njëjtën
kohë, një burim drite, si një shpërthim i menjëhershëm, që duket sikur del nga strofat e tij, madje edhe te më melankoliket prej tyre. Ndodh edhe që të ndihemi në një mjedis diçka më me kreshta, që ndriçohet nga një dritë jo shumë e fortë, por po aq krijuese, që ka dalë drejt e nga ata prozhektorët e vegjël të sallave të vogla të Kinema Parajsës, së lagjeve periferike, ku një
ëndërrimtar i përjetshëm shfaq ca filma të vjetër për dinozaurët e fundit që kishin pasionin e kinemasë. Sepse libri i Sherifit bën lidhjen e të gjitha epokave dhe është plot e përplot me ndjenja nga më të ndryshmet, me romantizëm, nostalgji, melankoli, me hove surrealiste dhe provokuese. Jetë e vërtetë që shpërthen ngado …

Libri LOVE është vepër globalizuese, gati si Fabrika ( The Factory ) e Andy Warholit në New-York, ku vinin të gjithë krijuesit e të gjitha fushave dhe horizontëve, për të ndarë diçka shpirtërore, emocionale, artistike apo erotike së bashku. Kurse, për FEMRAT e çdo Kontinenti është një VEPËR unike dhe monumentale, e cila mund t’i shoqëron gjatë gjithë jetës së tyre në çdo moment, sepse nuk do demodohet në asnjë mënyrë.
Libri LOVE ka dalë tani tek « ILAR » në Tiranë, me datën 10 shtator 2022. Vepër dashurie prej 700 faqesh kushtuar dashurisë,femrave e artistëve te artit të shtatë. Poezi të bukura e atraktive si 1000 letrat e dashurisë së Balzakut kushtuar baroneshës së bukur polake Hanska. Kemi fat ta kemi në duart tona këtë libër të mrekulluar.
DAIM ILAZI