Ky test viral i TikTok zbulon ngjyrën e karakterit tuaj

Është fakt se testet psikologjike mund të na japin një pasqyrë shumë të mirë të personalitetit tonë , por edhe të mënyrës se si përballemi me situata të ndryshme në jetën tonë. Psikologë të shquar kanë identifikuar disa nga testet më efektive të personalitetit dhe i ndajnë ato me ne.


Njëri prej tyre është bërë viral në Tik Tok dhe njihet si Testi i Personalitetit të Ngjyrave. Në fakt, testi i personalitetit të ngjyrave KTestOne bazohet në testin e personalitetit të ngjyrave të vërteta, i krijuar nga Don Lowry në 1978, sipas PopSugar. Të dy testet janë falas dhe bazohen në një sërë pyetjesh që mund të zbulojnë se çfarë “ngjyrë” ka personaliteti juaj.

Pasi të bëni testin, do të merrni një përshkrim me ngjyrën që përfaqëson karakterin tuaj. Rezultatet na afrojnë me veten, por nuk duhet t’i marrim 100% parasysh. Prandaj, testi KTestOne bazohet në 4 ngjyra.

Blu: Ju jeni një person i mëshirshëm dhe e dini se çfarë dëshironi. Ju jeni një burim frymëzimi dhe të gjithë duan të ndjekin këshillat tuaja.

Portokallia: Ju keni një personalitet mjaft simpatik dhe jeni një person shumë aktiv me hobi dhe aktivitete. Ju pëlqen të merrni rreziqe dhe ta jetoni jetën në maksimum.

E verdha/E artë: Jeni një nga personat më të përgjegjshëm, nuk i lini asgjë rastësisë dhe ju pëlqen të planifikoni gjithçka. Ju pëlqen detajet dhe dalloheni nga vëzhgimi juaj.

E gjelbër: Ju keni një mënyrë analitike të të menduarit dhe shpesh arrini në analizë të tepërt. Megjithatë, kjo të bën të arrish disa përfundime që nuk janë të sakta dhe vijnë nga të menduarit e tepruar./abcnews.al