Këshilltari i Zelenskyt thotë se Ukraina ka mbështetjen e dhjetë vendeve të bllokut, për pranimin në NATO

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se aplikimi i Ukrainës për pranim në NATO tashmë po mbështetet nga dhjetë vende të bllokut.


Zelensky zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në NATO gjatë të premtes, duke rritur kështu presionin mbi aleatët perëndimor që ta mbrojnë Ukrainën, pasi presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë.

Mykhailo Podoliak, ka njoftuar në profilin e tij në Twitter se janë mirënjohës për liderishipin dhe përgjegjësinë.

Madje sipas tij, sot është shënuar historia. Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë të mbrohen me tërë forcën kundër rusëve që nuk po kursejnë askënd.

Kujtojmë që presidenti rus gjatë të premtes shpalli aneksimin e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhia, katër rajone në Ukrainë, që Perëndimi është zotuar se kurrë nuk do t’i njohë.