Kastritot Rexhepi pas paraqitjes së tij në emisioni “Rruga drejtë” në Alsat ku shprehi qëndrimin se po mendon kalimin eventual në BDI, ngjalli shumë reagime.

Në një status në facebookun e tij, Kastriot Rexhepi u drejtohet ”atyre”, që po e sulmojnë e sidmos simpatizantët dhe anëtarët e Lëvizjes Besa. Ai në statusin e tij, ka thënë që duhet t’i kërkohet llogari Bilall Kasamit, Arjanit Hoxhës e të tjerëve, pasi të gjithë ata kanë ndërruar parti, para se të akuzohet ai për tradhëti.

Ky reagim i Rexhepit vjen pasi në media qarkulloi lajmi se Lëvizja Besa ka kërkuar nga ai që ta kthej mandatin e deputetit dhe tu kërkojë falje votuesve.

Duket se Kastriot Rexhepit nuk i bëri përshtypje kjo gjë, pasi sipas tij Lëvizja Besa duhet tu kërkojë falje votuesve të vetë, pasi që votat e tyre po i çon te VMRO-ja dhe Levica./