Nga Dr. Fatmir Hasani

Unë jam vërtetë i pikëlluar nga lajmi se Ekrem Duraku ka ndërruar jetë. Pavarësisht faktit se vdekjes nuk i shpëtojmë dot, ështe moment dhimbjeje kur dëgjon për ndarjen nga jeta të një njeriu të mirë, i cili gjatë jetës së tij, ka kontribuar për të mirën e njerëzve. Ishte e parakohshme kjo ndarje, ishte herët për t’u larguar një burrë që gëzinte respekt. Dhe, duhej respektuar. Herët jam njohur me të. E njoha edhe më mirë në luftën e UÇK-së. Kushdo që e ka njohur e di se sa njeri i drejtë ishte dhe sa kuptim kishte për hallet e njerëzve që e rrethonin. Vetëm disa e meritojnë të kujtohen për meritat e tyre. Ishte mik i vërtetë , prandaj të gjithë e donin. Të gjithë e dinin për njeri të ndershëm dhe të sakrificës. Të gjithë thonë fjalë të mira për të. Nuk iu tremb luftës. Drejtësia do të vijë edhe për ne. E duam drejtësinë e munguar dhe lirinë e vjedhur, thoshte Ekremi.
Unë lutem që Ekremi të prehet në paqe, me çiltërsinë e tij. Pēr mua gjithnjë do të mbetet kujtimi për të dhe nuk do të zbehet kurrë, ashtu siç edhe thonë, “njeriu është gjallë sa të përmendet”. Ekremi do të jetë me ne përgjithmonë’