Burri që la gruan dhe fëmijët e tij për ukrainasen rikthehet në familje pas 5 muajsh

Burri që la gruan dhe fëmijët e tij për një refugjat ukrainase, britaniku 29-vjeçar, u bashkua me familjen e tij pas pesë muajsh. Siç raporton Daily Mail, në fakt, pasi Garnett u largua me refugjaten nga Ukraina, Sofia Karkadym, tw cilwn e kishin marrw pwr ta strehuar.


Ish-bashkëshortja Lorna e paditi pasi ishte e shqetësuar sepse tha se, “e dashura e tij, për të cilën më kishte lënë, e bindi të ikte në Ukrainë me të dhe vajzat tona. ”

Gjykatësi i Bradford anuloi urdhrin e ndalimit pasi verifikoi se nuk kishte mëri mes prindërve. Menjëherë pas vendimit, Garnett shkoi të merrte vajzat e tij nga shkolla dhe i çoi në park. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam përsëri me ta. Ata vijnë para çdo gjëje,” tha Toni për Daily Mail .

“Më duhej të merrja një urdhër gjykate kundër tij sepse isha vërtet e shqetësuar”, pranoi Lorna, e cila tani është më e qetë: “Toni është një baba i mrekullueshëm që i do vajzat e tij. E di që i mungojnë shumë ato” shtoi ajo. “Ne nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Sofia po na helmonte familjen. Më vjen shumë mirë që u largua. Unë dhe Toni nuk do të kthehemi gjithsesi bashkë. Do të vendosim fëmijët tanë së pari”, përfundoi Lorna. “Edhe pse nëna e saj dhe unë nuk jemi më bashkë, jam i lumtur që mund t’i shoh përsëri vajzat e mia,” përsëriti Garnett.

Dashuria mes Tonit dhe Sofjes lindi për dhjetë ditë. I shtyrë nga një sens i motivuar qytetar, ai i ishte bashkuar një projekti të mirëseardhjes angleze për t’ë strehuar ata që ikin nga lufta në Ukrainë. Pasi mbërriti në shtëpinë e tij, 29-vjeçarja vendosi të linte familjen e tij për të ndërtuar një të ardhme me të. “Unë jam i dashuruar, jam i sigurt se dua të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me të,” tha Garnett për Daily Mail, kur iki fillimisht me ukrainasen.

Më pas, pas disa muajsh, Toni e la pasi “ajo nuk diti ta menaxhojë lidhjen me alkoolin dhe gjithashtu e çoi veten në vandalizëm duke goditur një mur”.