Nevrij Ademi


Tetovasot.com

 

 

 

Kështu dukej kaosi në trafik sot. Sirena të shumta, qytetarë të mllefosur dhe këmbësor të rrezikuar ishte pamja e ditës së sotme në qytetin e Tetovës.
Për tu dukur që po punon si duket kryetari I komunës kishte vendosur që ditë të ngjyros kalimet për këmbësorë me çrrast trafiku në qytetin e Tetovës u rëndua
Përveç kësaj të rrezikuar shiheshin edhe këmbësorët të cilët nuk guxonin të kalonin vijat e bardha sapo të lyera.Ajo duhet të bëhet, mirë që e bën por nga praktikat e mëparshme në të shumtën e rasteve të gjitha punimet të cilët mund të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve kaos në komunikacion dhe rrezikimin e këmbësorëve duhet të bëhen gjatë natës kur komunikacioni është më I ulët për të mos thënë që këmbësorë nuk qarkullojnë. Sinjalizimin që për momentin po punon sektori për veprimtari komunale ka kërkuar policia e Tetovës ndërsa ditë më parë u ngjyrosën edhe nënstacionet e autobusëve.