Nevrij Ademi


Tetovasot.com

Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami sot nëpërmes një press konferencë më Gazetarët I ka kërkuar edhe njëherë organizatës SCS-Tetova që deri në fund të muajt të lëshoj hapësirat e shfrytëzuara deri më tani në ish objektin e radio Tetovës. Sipas kryetarit të komunës ky reagim  I tij ka ardhur për shkak të reagimit dhe kërkesës së qytetarëve që siç tha Kasami në hapësirat e asaj shoqate janë realizuar aktivitete pornografike

Fillimisht ankesat prej prindërve janë për të ritë nën moshën 18 vjeçare, ku bëjnë aktivitete që realisht duhet të jenë për moshat mbi 18 vjeçare dhe një pjesë e atyre aktiviteteve kanë qenë edhe në publik të publikuara nga vetë shoqata, por ankesa të tilla kam edhe unë personalisht pra nga prindërit e nxënësve në shkollë fillore, aktivitete pornografike, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami . Njofton Tetovasot.com

Këto akuza i kanë mohuar nga shoqata në fjalë duke nënvizuar se do të informojnë të gjitha ambasadat relevante për deklaratën skandaloze siç e quajnë ata të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili akuzoi njerëzit në fjalë për aktivitete pornografike me persona nën moshën 18 vjeçare ose thënë ndryshe akuza për pedofili që janë edhe të dënueshme me ligj.

Të dashur miq, dashamirë të komunitetit dhe hapësirës me shqetësimin më të thellë ju drejtohemi për të ndarë me ju një rast të rëndë që sapo ndodhi në objektet e komunës së Tetovës, shtëpinë e të gjithë qytetarëve të këtij qyteti. Kryetari i kësaj komunë në press konferencën e sotshme përveç shpifjeve dhe qasjeve të gabuara të zakonshme për komunitetin dhe hapësirën tonë dhe të ritë që kanë krijuar, mirëmbajtur dhe frekuentuar atë për katër vjet, sot pa asnjë turp publikisht na akuzoi kryetari i komunë për organizim të aktiviteteve pornografike në hapësirat tona. Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë. Ne si komunitet për këtë dezinformim dhe shpifje të rëndë do të drejtohemi organeve kompetente ligjore, ambasadave të shteteve mike, shoqërisë civile dhe të gjitha grupeve formale dhe joformale por edhe të gjithë qytetarëve që të denoncojmë këtë fyerje dhe akuzë makabre e cila në bazë të shofenizmit dhe arrogancës e injorancës tipike mesjetare tha Muhamer Mustafa nga SCS-TETOVA, transmeton Tetovasot.com

Kasami shtoi se mbetet në qëndrimin se shoqata e lartpërmendur duhet ta lirojë hapësirën dhe të aplikojë si gjithë të tjerët për shfrytëzimin e objektit në aktivitete të caktuara dhe këtë të drejtë nuk do ta kenë ekskluzivisht vetëm ata, por të njëjtën do ta ndajnë edhe me organizatat dhe shoqatat tjera që do të shprehin interes dhe nevojë për hapësirë e që komuna gjithsesi se do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre.