Aleanca për Shqiptarët mbron dhe promovon aktivizmin rinor dhe inkurajon të gjitha institucionet që të përkrahin dhe sigurojnë kushte për të rinjtë të cilët kanë energji dhe motiv për të ringjallur jeton rinore, kulturën, artin dhe aktivizmin. Me vëmendje e kemi ndjekur rastin me Qendrën “Social Cultural Space” me shpresë se problemi do të tejkalohet dhe jemi përmbajtur duke mos dashur të ngarkojmë politikisht këtë rast. Megjithatë, deklaratën e fundit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e vlerësojmë si të ngutshme, të papranueshme dhe të dëmshme, aq më tepër kur për akuzat e tilla nuk ka dëshmi relevante. Duke patur parasysh pozicionin me përgjegjësi që mban kreu i Komunës, presim që i njëjti të reflektojë, të mos përsëriten etiketime të tilla si dhe të gjindet zgjidhje e kontestit në fjalë, një zgjidhje që do të jetë inkurajuese dhe e dobishme për të rinjtë tetovarë dhe organizatat joqeveritare, në shërbim të të cilëve janë edhe vet institucionet.