Aksioni i të rinjve të Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë rezultoi me sukses. Pas reagimit të të rinjve, mbjelljes së luleve në rrugët me gropa të harruara nga Komuna e Bogovinës, arritëm të detyrojmë pushtetin lokal që të reagojë dhe të zgjidh problemin pas 7 muajve.

Sot rrugët e fshatit Bogovinë janë asfaltuar dhe po merr fund një nga problemet e shumta të banorëve.
Ftojmë banorët e fshatit dhe gjithë Komunës së Bogovinës që të bashkohemi në forcën e vetme politike, Aleancën për Shqiptarët, që bashkërisht të zgjidhim të gjitha problemet aktuale dhe më pas të rikthejmë komunën në menaxhim të drejtë, transparent dhe në shërbim të qytetarëve, siç ishte në mandatin e kaluar kur udhëhiqej nga Albon Xhemaili dhe Aleanca për Shqiptarët. Deri atëherë do të vazhdojmë të ngremë zërin dhe të reagojmë kundër çdo dukurie negative në komunën tonë.
Më poshtë ju përcjellim fotografitë dhe videon gjatë aksionit, si dhe fotografitë e rrugëve të sanuara pas aksionit të FRASH.