Naser Pajaziti


Kur kishte nisur të rrënohet Partia e Punës dhe po i vinte era kundërmuese, këtë fakt po e pranonin edhe rojet e Bllokut në Tiranë, megjithatë Shyqyriu nga një fshat i Beratit, një burrë besnik i partisë dhe roje i koperativës, mëngjes e darkë vijonte terkun e ngritjes së dollisë për xhaxhin Enver!
Një episod i këtij rrëfimi dikur në një kafe në Tiranë, mu rikujtua këto ditë, e sikur më koinçidon me partinë BDI, që sot është lëmsh leshi i çupuritur, që filli s’po i gjindet kund e s’po e kap kush.
E këtë fill të tejholluar s’po e kap dot as edhe Ali Ahmeti në tymnajën që ka kapluar partinë e tij që e ngriti dhe e rriti!
20 vjet pushtet, nuk është mahi dhe për të nënvlerësu, por së fundi heshtja, buzëqeshjet e ngrira dhe bërrylat në prapaskenë po ndjellin të keqen në taborin e “integristëve” të ngujuar nëpër istikamet e taboret e grupeve kundërshtare.
Të gjithë sytë drejtuar kah lideri i tyre ‘baba’, të cilit shumëkush i’a pa hajrin, duke jetuar ëndërra e duke shijuar edhe ‘tomlin e zogut’.
“Alija vendos, ne flemë rehat”❗️, shpesh e dëgjoj këtë nga një pushtetar i vockël, që edhe ai i shkreti i’a ka pa hajrin. Ai më risjell në vëmendje Shyqyriun…
Por, tanimë është dilema se nga t’ia mbaj Ali Ahmeti, mes “zjarrit” dhe “misionit”.
Opozita në këtë rast është survejuese dhe më pak komentuese, duke pritur se a do i dal tymi.
“Zullumi është trashur dhe së shpejti do të pëlcas”, më tha një ditë këtë një lider opozitar, që është optimist se pas 20 viteve, me gjasë do të vjen ndryshimi.
Por, a do të ndodhë kjo, “Alija a do vendos apo i ka ikur nga dora”!!!
P.S.
Love me tender!