Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (17/18 shtator) nga ora 22 deri në ora 04:00, kanë kryer një kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Në kontroll janë zbuluar gjithsej 17 kundërvajtje, përkatësisht drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit (TE-15 dhe GV-2), nga të cilët 2 me alkool në gjak deri në 2 promilë (TE-1 dhe GV-1), dhe 1 drejtues (GV-1) refuzoi të kryente alkoho-test. Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe për ta janë përgaditl parashtresa përkatëse. Me parashtresa përkatëse janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-9 dhe GV-6).
SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit dhe të vënë në dyshim sigurinë e tyre dhe të pjesmarësve të tjerë të trafikut.