Studimi: Vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerin në gjak

Për shekuj me radhë, njerëzit në Mesdhe ngriheshin pas vakteve të gjata e të qeta dhe bënin një shëtitje. Ecja është aq shumë pjesë e asaj stili jete saqë është renditur si bazë e dietës së shëndetshme mesdhetare.


Kjo mund të jetë një nga arsyet pse studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri, duke forcuar kockat, duke përmirësuar shëndetin e trurit, duke shmangur depresionin dhe duke ndihmuar me humbjen e peshës.

CNN shkruan se tani mund të shtoni një arsye tjetër për të bërë një shëtitje pas vaktit, është ajo e mundësisë për të ulur sheqerin në gjak.

Ecja dy deri në pesë minuta pas një vakti mund të bëjë ndryshimin, sipas një studimi të vitit 2022 në revistën ‘Sports Medicine’.