Shumica e fotografëve preferojnë të tregojnë luksin dhe shkallën e madhe për të cilën njihet Dubai sot, duke nisur që nga ndërtesat madhështore e deri tek ato më të veçanta në të gjithë botën.

Një fotograf ka treguar një anë tjetër të Dubait, që nuk e kemi parë më parë.

Sipas CNN fotografi Preet Uday ka treguar se imazhet të kthejnë në një kohë tjetër, ndryshe nga ato që kemi parë.

“Njerëzit thonë se imazhet i kthejnë në një kohë tjetër. Kjo u jep atyre një ndjenjë ngrohtësie, një lumturi. U kujton fëmijërinë e tyre dhe kjo është një ndjenjë globale, jo vetëm në Dubai”, tha ai.

Një Dubai ndryshe

Në kontrast me çelikun dhe xhamin futuristik që përbëjnë qytetin, Uday ka arritur të fotografojë momente të qeta dhe modeste. Ai nuk u nis për të treguar një anë tjetër të qytetit, thjesht ndodhi spontanisht.

Me origjinë nga Secunderabad në Indinë jug-qendrore, 46-vjeçari, u zhvendos në Dubai në fillim të viteve 2000.

“Unë jam rritur në vitet ’90, kështu që nënndërgjegjeshëm jam i ndikuar nga ajo epokë”, u shpreh ai.

Imazhet e tij përcjellin një ndjenjë të çuditshme të tjetërsisë, të një vendi tjetër apo një kohe tjetër.

Fotografi deklaroi se pamje të peizazhit janë një pasion i ri që ai filloi ta zhvillonte në qetësinë e frikshme të kufizimeve të bllokimit pandemik.

“Gjatë periudhës së Covid-it, gjithçka u mbyll dhe nuk kisha punë të hyja. Kisha shumë kohë të lirë, kështu që fillova të ecja në rrugë, të bëja fotografi dhe t’i postoja në internet. Për disa arsye, këto imazhe më tërhoqën vëmendjen”, tha ai.