Norvegjia do të vendosë ndalim për turistët rusë

Norvegjia mund të vendosë një ndalim për turistët rusë të ngjashëm me atë të prezantuar këtë javë nga Finlanda, tha ministri i Drejtësisë.


“Ne do ta mbyllim kufirin shpejt nëse është e nevojshme dhe ndryshimet mund të vijnë në një njoftim të shkurtër. Ka pasur pak ardhje në Norvegji në krahasim me Finlandën, dhe situata është ndryshe këtu”, tha Emilie Enger Mehl, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës Shengen, ka mbajtur të hapur kufirin e saj Arktik me Rusinë.

Mbërritjet atje janë rritur kohët e fundit në disa qindra njerëz në ditë.