Kuvendi duhet të vendos për zgjatjen e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Verut sot duhet të vendosë për zgjatjen e situatës së krizës në sektorin e energjisë edhe për gjashtë muaj të tjera, nga nesër deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, duke qenë se vlefshmëria e vendimit të qeverisë për këtë qëllim, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të ky muaj skadon sot.


Pas një debati 5-ditor në komision, në seancën e sotme plenare duhet të diskutohen vendimet e propozuara për miratimin e zgjatjes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike si dhe për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së përdorimit të lëndëve djegëse alternative dhe gjendjen e tregut të energjisë termike.