Zëvendëskryeministër i parë Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se në Tetovë këtë vit BDI-ja mori 4% vota më shumë se vitin e kaluar, kur u votua edhe për kryetar komune. Por sipas Grubit humbja erdhi për shkak se gati 10 mijë vetë nuk dolën në votime.


“Zgjedhjet në Tetovë i kemi humbur në vitin 2009, edhe në Gostivar, i kemi humbur edhe vitin e kaluar. Ndërsa sipas të gjitha analizave tona në Tetovë këtë vit kemi 4 për qind më shumë vota sesa  vitin e kaluar kur ishin zgjedhjet për kryetar komunash. Duke parë se këtë vit dolën 10 mijë veta më pak në zgjedhje, por pavarësisht kësaj ne patëm një përmirësim. Ne nuk do të bllokojmë asnjë projekt, bile ne do ta ndihmojmë si Qeveri për të mos vuajtur qytetarët e Tetovës.”- tha Grubi.