Zëvendëskryeministër i parë Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur për akuzat e opozitës se kryeministri Kovaçevski ka dezertuar nga ushtria gjatë luftës së vitit 2001, ai tha se këto janë taktikat e VMRO-së për të mbuluar skandalet e drejtorëve të kësaj partie në Qytetin e Shkupit, në vlera prej mbi 130 milionë denarëve. Grubi shtoi më tej se familja e Kovaçevskit gjatë kohës së luftës ka qenë e vëllazëruar me një familje shqiptare për të mos diskriminuar shqiptarët. Ndërsa zyrtarisht ai ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale.


“Kjo i ngjan një historie që ruheshe në sirtarë. Kjo vjen pas skandalit që u zbulua me tenderët publikë nga ana e drejtorëve të VMRO-Së de në momentin e duhur e nxorën nga sirtari. Kocacevski është ish kryetarit të Kumanovës në vitin 2001 që është e vëllazëruar me një familje shqiptare dhe kjo si rezultat i luftës që ndodhi në 2001 si relaksim i asaj që ndodhi gjatë luftës, por ai ka pasur një ndërhyrje kirurgjike zyrtarisht”- tha Grubi.