Mbreti Charles aktualisht ndodhet në Skoci, pas funeralit të nënës së tij, Mbretëreshës, por së fundmi një foto e re e tij është publikuar.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Charles u bë menjëherë Mbret dhe kështu mori të gjitha detyrat që vinin me të. Në imazhin e ri, të publikuar nga Buckingham Palace, monarku shihet në dhomën e shekullit të tetëmbëdhjetë në Pallatin Buckingham duke kryer detyra zyrtare nga Kutia e Kuqe e Mbretit.

Si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 territoreve të tjera të Commonwealth, Charles duhet të lexojë dhe të nënshkruajë dokumentet e dërguara nga qeveritë.

Në foton e bërë javën e kaluar, Mbreti Charles mund të shihet duke marrë letra nga Kutia e famshme e Kuqe, duke ringjallur foton klasike të Mbretëreshës Elizabeth përballë Kutisë të Kuqe. Ndërsa, monarkia kishte veshur një kostum blu për foton.