Edhe pse më herët kompania deklaroi se kurrë nuk do të prodhonte një të tillë, Ferrari gjithsesi ka prezantuar veturën e parë SUV. Bisha Ferrari Purosangue do të jetë SUV më e shpejtë në botë me gjithsej 725 kuaj fuqi. Vetura ka motor prej 6,5 litrave me 12 cilindra, që arrin mbi 310 km/h.