Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë.


Në periudhën prej orës 08.30 deri në orën 11.00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Viç” nr.24, në Komunën e Karposhit.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga Blv. “Boris Trajkovski” – krahu 10 që gjendet në pjesën e sipërme përballë objekteve të Solo Prom Kisella Voda dhe Modul Plast, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Hristo Tatarçev” – krahu 1 që ndodhet përballë objekteve të Modul Plast dhe Drejtorisë Talija, në Komunën Kisella Vodë.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 12:30, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit nga rr. “Kozle” – rrugicat nr.3 dhe nr.5, në komunën e Karposhit.

Në Komunën e Gazi Babës, në periudhën nga ora 09.00 deri në ora 13.00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Palmiro Tolati” që ndodhet në afërsi të Nr.172 b.