Dështon lansimi i kapsulës “Blue Origin”

Kapsula hapësinore pa ekuipazh “Blue Origin” është ndarë sot nga raketa, si pasojë e një defekti teknik në afërsi të sektorit të motorëve, vetëm pak minuta pasi ishte lansuar nga Teksasi.

Gjatë transmetimit direkt të lansimit, janë bërë të ditur disa anomalitë që ishin identifikuar në raketën që e transportonte kapsulën, transmeton Telegrafi.

“Kjo kapsulë kishte arritur me sukses të ndahet pas lansimit”, tha komentatori gjatë transmetimit direkt, shkruan AP.

E pronari i kompanisë Blue Origin është Jeff Bezos, kurse programi raketor “New Shepard”, është zhvilluar me qëllimin që të mundësohet turizmi privat hapësinorë.

Mbi 30 persona deri më tani kanë udhëtuar në hapësirë me raketat e këtij lloji. Kompania ka bërë të ditur se do të zbulojë më shumë informacione lidhur me dështimin e këtij lansimi.