Aliti: Përçarja në BDI është si “Golfi” me dy dyer, “zdrip taj të hipi unë”

Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut Faton Aliti është përfshirë në debatin rreth zhvillimeve në partinë më të madhe shqiptare, pjesë e Qeverisë ,pra BDI mes “Grupit të zjarrit” dhe pjesës tjetër informon Tetovasot.Ai i ka komentuar këto përplasje duke thënë se nëse pakënaqësia nuk është për dallime konceptuale politike të partisë, por është për mospajtime rreth zgjedhjeve konkrete individuale, nuk më duket si debat për në media .
Aq më tepër kur grupi i pakënaqur shpreh haptazi përkrahjen për kryetarin e partisë është shprehur Aliti.
Ai më poshtë merr edhe shembullin që i adresohet pikërisht të të pakënaqurve në BDI ..
Ai shoku tha:


“Kjo m’duket si puna e ati xhi kishte bli Golf me di derë ene e kishte shajt se ishte këzdis pse duhet njoni t’zdripe xhi të hipe qetri. Kishte thon do e shes ket rabën “zrip taj t’hipi un” përfundon Aliti. Tetovasot