19 të vdekur pas një sulmi në një qendër edukimi në Kabul

Policia në Kabul ka njoftuar se pas një sulmi vetëvrasës në një qendër edukimi në kryeqytetin afgan kanë mbetur të vrarë 19 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.


Shpërthimi ndodhi në qendrën Kaaj në zonën e Dasht-e-Barchi, në perëndim të qytetit, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Studentët ishin pjesë e një provimi praktike, kanë njoftuar zyrtarët e qendrës.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.