Arsim Zekolli


Ca rreshta reth zgjedhjeve ne Tetove.

1. Dalja e ulet e votuesve le te mendosh se numri i votave sipas partive reflekton numrin e klienteles partijake te motivuar / detyruar te voton. Askush as qe qan koken te ben hulumtim mbi arsyet per kaq interesim te ulet (e deshmuar ne Tetove, por gjithsesi prezente edhe ne qytete tjera). Partite egzistuese duken te vetkenqura me klientelizmin e tille dhe vullnetarisht tolerojne mundesine qe ndonje force tjeter te ofron ndryshim qe kap imagjinaten dhe aspiraten e qytetareve.

2. Besa eshte fituese – relativisht. BDI eshte humbese – relativisht. Ne dy rastet kemi te njejtin konstatim, jo aq pozitive per te dy palet. Te fitosh me 500-1000 vota dallim ne aq dalje te ulet, ne pervjetorin e fatkeqesise me Spitalin Modular, arsyeton gezimin e Besa ne mbremje. Ne te njejten kohe, te dallosh me 500-1000 vota me pak se fituesi ne pervjetorin e krimit te ndodhur nen qeverisjen tende, deshmon se ne kemi problem me te madhe me shoqerine se me BDI-ne.

3. Aleanca humbi, apo thene ndryshe – fitoj aq sa mundet ne rethana kur nuk ka klientel te veten, ashtu si qe ka ne Gostivar. Nuk eshte humbja e djeshme ajo qe duhet te brengos ASh, sa qe eshte devalvimi i misioneve (shumes) te kesaj partie qe dihet si filloj, kujtojme si zhvillohej dhe tani tybe qe edhe vet Ziadini mund te sqaron se si u katandis ne nje labirint nga i cili dyshoj se mund te kete dalje. Ndoshta fillimi i rrugedaljes eshte guximi i Ziadinit qe te shiqon pereth dhe ti numeron – nese veq jo ti identifikon – se sa “gjumasha” apo “agjenta te fjetur” ja ka fut Alia, Zaev, Mickoski ne parti.

4. Nje dukuri tani eshte e dukshme me sy, pa syza. Rrymimi politik eshte shkeputiur dhe tani kemi moqale mahallash me jarani kafenesh dhe 2-3 portale partijake qe i madherojne deri ne qiell. Per shume arsye, derti tani jemi permbajtur nga zberthimi i zhvillimeve ne fushe, nga analiza e strukturave qe kan ngulfatur te pergjithshmen per ca kolltuqe dhe karrike. Rezultatet e tre cikleve te fundit zgjedhor kudo ne vend deshmon lodhjen e qytetareve nga jarani-partijat te cilat imponojne te ashtuquajturen Reduced-Democracy te bazuar mbi maksimumin e minimuit dhe sabotimit te qellimshem te demokracise te bazuar mbi maksimumin e maksimumit. Qasja e tille u deshmua jofunkcionale dhe vet-deshtuese ne nivel vendi, tani deshmohet edhe ne rrafshin lokal. Per kete – me vone, me gjeresisht..