Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE thotë se Kovaçevski nuk ka fituar zgjedhje deri më tani. Partia Demokratike e Turqve fitoi në Qendër Zhupë, jo LSDM. Në Tetovë, e njëjta Partia Demokratike e Turqve shkoi ndaras në zgjedhje nga LSDM.


Në fund të fundit, në Tetovë LSDM dhe Kovaçevski humbën dy me një nga VMRO DPMNE. Kovaçevski mund të fitojë vetëm me një kundërshtar imagjinar shprehen nga VMRO.

Sipas tyre nëse Kovaçevski beson aq shumë se LSDM është parti e fortë, atëherë pse po ikën nga zgjedhjet.

Nga VMRO bëjnë thirrje që të shpallen zgjedhje dhe të shohin se çfarë do t’i thotë populli për të gjitha krimet dhe tradhtitë.