Universiteti “Nëna Terezë” ende nuk po bëhet me objekt të vetin. Studentët e këtij Universiteti studimet i ndjekin në dy objekte, te shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” dhe LSM. Për objektin Rektori i Universitetit, Izet Zeqiri tha që pritet të bëhet rikonstruimi i kazermës “Ilinden” që disa fakultete të transferohen atje.


“Ne jemi duke bërë përpjekje që kazermën “Ilinden” që është pronë e “Nënë Terezës” të bëjmë rikonstruimin e objektit, jemi në procedurë të prokurorimit në këtë proces. Shpresojmë të rinovohet objekti dhe një pjesë e studentëve të kalojnë atje. Gjithashtu paralelisht me vendim të qeverisë ka kaluar edhe projekti i “UNT”. Jemi duke punuar edhe në këtë drejtim që në aspektin e infrastrukturës të rregullohen gjitha këto çështje”, tha Izet Zeqiri, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”.

Për sa i përket stafit të profesorëve në UNT Zeqiri u shpreh që ka staf të mjaftueshëm dhe se nuk ka pengesa në realizimin e procesit të mësimdhënies.

“Universiteti “Nënë Tereza” ka gjithsej 99 staf akademik që mendoj për programet ekzistuese ky staf është i mjaftueshëm por normalisht për realizimin e procesit arsimor ne angazhojmë edhe staf “Part time” në bazë të kritereve dhe nuk kemi pengesa në procesin e mësimdhënies në Universitet”, deklaroi Izet Zeqiri, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”.

Ndryshe në këtë universitet sot ka nisur regjistrimi i studenteve të rinj. Aplikimi zgjat deri 31 Gusht. Vendimi për pranim të kandidatëve do të shpallet më 05 shtator.