Të gjitha çështjet aktuale që prekin nxënësit dhe studentët në vend, si dhe krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve të reja rinore me të cilat do të avancohet standardi i nxënësve dhe i studentëve, edhe më tej do të diskutohet në takimet e grupit punues MASH- Të Rinjtë, e cila u tregua jashtëzakonisht efektive në periudhën e kaluar.


Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me përfaqësues të Forumit Arsimor Rinor, organizatë e cila është pjesë e grupit punues MASH –Të Rinjtë. Ai tha se të rinjtë kanë qenë dhe mbeten gjithmonë partner kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në përpjekjet për të siguruar kushte sa më të mira për të mësuar dhe studiuar në vend.

Siç theksoi ai, zëri i të rinjve është më i rëndësishmi, sepse ata e dinë më së miri se çfarë u nevojitet për jetë më të mirë për nxënësit, gjegjësisht për jetën e studentëve, prandaj për çdo iniciativë dhe sugjerim të tyre vlen të diskutohet.

Në grupin punues MASH- Të rinjtë marrin pjesë Përfaqësues të organizatave rinore, Asamblea Studentore Universitare dhe Unioni i Gjimnazistëve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës