SKANDAL/ 1 milion Euro Bilall Kasami harxhon vetëm për kontrata në vepër (VIDEO)

 


 

1 milion Euro janë kontratat që Bilall Kasami harxhon për një vit për militantët e Lëvizjes BESA dhe të afërmit e tij. Mbi 85 persona që marrin paga mbi 500 euro janë të kontraktuar me Agjencionin Xhobi2011 e që shumica janë nga Llërca e Adnan Azizit.

Vetëm në Agjencionin Xhobi2011 në muajin Gusht Bilall Kasami ka lëshuar 2 milionë e 422 mijë denarë që I bie mbi 40 mijë Euro rroga me kontratë në vepër për militantët e BESËS që nuk dihen nëse ata janë në vendet e punës .
40 mijë euro për një muaj ku për 12 muajë bëhen 500 mijë euro për një vit vetëm Agjenconit Xhobi2011.
Dirket nga komuna e Tetovës Bilall Kasami lëshon rroga mbi 500 mijë euro ku së bashku me Agjenconin Xhobi2011 I bie që komunës I kushton 1 milion Euro për një vit vetëm rroga për militantet e BESËS dhe Adnan AZiZIT.
Bilall Kasami në fillim të vitit publikoi kontratat e Teuta Arifit duke thënë se ai nuk do të veprojë në të njetën mënyrë dhe në komunën e Tetovës nuk do të ketë kontrata në vepër.

Pas këtij premtimi mashtrues, Bilall Kasami ka marrë në komunën e Tetovës mbi 200 militantë të BESËS që buxhetit të komunës I kushton 1 milionë Euro në vit.
Sipas një raporti në Open Finance, Bilall Kasami ka lëshuar mbi 100 personave rroga mbi 400 euro deri në 500 euro në muaj ku disa janë edhe në Gjermani, por marrin rroga në komunën e Tetovës.

Edhe pse Bilall Kasami vazhdon të heshtë për keqpërdorimet me kontrtata në vepër, kjo shihet qartë se ai për 8 muaj ka kaluar çdo limit të Teuta Arifit.
Teuta Arifi për 8 vite bëri 400 kontrata Bilall Kasami për 8 muaj ka arritur të bëjë 200 kontrata në vepër
Me 1 milion Euro në vit, komuna e Tetovës do të kishte më shumë rrugë të asflatuara, më shumë gjelbrim, më shumë kopshte, më shumë lojra për fëmijë do të kishte edhe më shumë parkingje.
Bilall Kasami po e shkatëron komunën e Tetovës për të përmbushur apetitet e Adnan Azizit duke bërë kontratata militantëve të BESËS.