Shoferi nga Shkupi godet për vdekje 68-vjeçarin

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Nga MPB thonë se aksidenti ka ndodhur rrethorës 21:30, në afërsi të hyrjes në Radishan, ku një veturë ka goditur për vdekje një 68-vjeçar nga Shkupi.


“Në afërsi të kyçjes së Radishanit, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.S.(28) nga Shkupi ka goditur K.P.(68) nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, thonë mes tjerash nga MPB.