Sheiku i Dubait bën xhiro në mes të Londrës si një “vdekatar i thjeshtë”, askush nuk e vuri re

Princi i kurorës së Dubait me afro 15 milionë ndjekës në Instagram kaloi pa u vënë re në metronë e Londrës.


I veshur me rroba të thjeshta, pa veshjen e tij tradicionale Hamdan bin Mohammed al Maktoum përdori, pa e vënë re askush, linjën e famshme të metrosë në Londër gjatë pushimeve në MB me familjen dhe miqtë e tij javën e kaluar, shkruan abcnews.al.

Sheikh Hamdan, i cili nuk kishte veshur rrobën e tij tradicionale, ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto ku ai dhe miku i tij Badr Atei duken paksa të mërzitur me sistemin e metrosë së kryeqytetit anglez.

Krahas fotos shkruhej: “Kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe Bedri tashmë është mërzitur”.