Ejup Berisha


Unë shkoj e nga të shkoj gjithmonë kthehem dhe e dëgjoj një këngë në gjuhën frengjishte e cila titullohet Sikur të isha President Republike- Si Jetais President de la Republique. Kënga përveçse që e vlerson ajo gjithashtu edhe e çmon lartë dhe e glorifikon figurën e Prsidentit të Republikës. Francezët e vlerësojnë lartë institucionin President Republike prandaj i kanë kushtuar shumë këngë dhe krijime tjë tjera artistike, këta i kanë dhënë e i japin shumë hapsirë si dhe i kushtojnë shumë vemendje institucionit qëndror dhe shumë të rëndësishëm të sistemit politik të Republikës Franceze Presidentit. Qytetarët francez në të shumtën e rasteve mburren dhe krenohen me figurën politike numër një në shtet Presidentin e tyre i cili atje është faktor unifikues i të gjithë qytetarëve të Francës. Pra një shoqëri njerëzore e ka arritu dhe gjithmonë do ta arrjë lumturinë e vet nëse qytetarët në të janë krenarë e të lumtur me institucionet e tyre politike dhe njerëzit të cilët i udhēheqin ato institucione. Presidenti i Republikës në Francë është i përkushtuar që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët francez dhe për të thuhet se është në kontakt të përhershëm me ta. Sipas disa informacioneve Presidentit te Frances në postën e tij cdo ditë i arrijnë disa dhjetra-mijë letra të cilat atij ia asresojnë qytetarët e Francës dhe Presidenti disave prej tyre iu përgjigjet edhe vet personalishtë ndërsa letrave të tjera ai iu përgjigjet përmes shërbimit të tij postarë. Ky është një komunikim intensiv i cili kërkon vullnet dhe angazhim maksimal duke e pasur parasyshë faktin se Presidenti i Republikës Franceze ka shumë kompetenca kushtetuese e juridike si dhe obligime tè ndryshme në kuadër të angazhimeve ditore të tij.Mirëpo edhe përkundër këtyre fakteve Presidenti nuk e zvogëlon komunikimin e tij publik me të gjithë qytetarët dhe me institucionet e tjera brenda dhe jashta shtetit Francez bile ky aktivitet i tij ka tendenca rritjeje. Presidenti në Francë zgjedhet nga qytetarët dhe ky mban kontakte dhe komunikim të përhershëm me ta dhe me këtë rast ai nuk komunikon në mënyrë selektive me qytetarët e vendit të tij. Kjo gjë psh nuk ndodhë në rajonin e Ballkanit ku bën pjesë edhe shteti ynë Republika e Maqedonisë së Veriut. Edhe këtu Presidenti zgjedhet nga qytetarët në zgjedhje direkte e demokratike por mentaliteti dhe praktika e njerëzve të pozicionuar nëpër poste të larta këtu e preferon selekcionimin e kontakteve dhe takimeve me qytetarët dhe me faktorë të tjerë shoqëror. Nga përvoja e shoh se këtu te ne mungon praktika dhe kultura e komunikimit të institucionit President i Republikës me qytetarët të cilët i drejtohen këtij institucioni më të lartë shtetëror për komunikim apo dhe me kërkesa për takime. Edhe këtu te ne pra duhet të funkcionoj praktika dhe gatishmëria e komunikimit të Presidentit të Republikës me qytetarët meqë edhe këtu ngjashëm si në Francë Presidenti I Republikës siç theksova më lartë zgjedhet nga qytetarët. Se pse Presidenti i Republikës këtu te ne nuk komunikon më shpesh dhe më intensivisht me qytetarët shkaqet dhe arsyet për këtë gjë nuk dihen këto duhet ti sçarojë vet Presidenti i Republikës. Athua vallë nuk i përcillen informacionet e plota nga shërbimi postarë i Kabinetit të tij apo edhe nga personat e angazhuar në shërbimin e asistencës së tij kjo akoma nuk dihet. Edhe pse Preidenti i tanishëm i Republikës Z. Stevo Pendarovski është njeri i mirë dhe tejet komunikativ megjithatë mungon komnikimi më i shpeshtë me Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë psh tre here on-line jamë paraqitur me kërkesë për ta vizituar Kabinetin e Prsidentit të Republikës në kuadër të ditëve të hapura të Kabinetit për qytetarët por kot asnjë përgjigje as pozitive e as negative nuk kamë marrë nga Kabinti i Presidentit të RMV-së. Prandaj është mire që Presidenti të komunikojë më shumë dhe më shpesh me të gjithë në shtet nga një veprim i tillë nuk ka dëm askush por vetëmse do të ketë dobi kështu do të njihemi, do të çmohemi dhe do të vlersohemi edhe më shumë mes vete. Ndoshta një ditë do të mund që dikush ti kushtojë këngë edhe Presidentit të Republokës së Maqedonisë së Veriut. Autorë ndoshta do të mund të jemë edhe unë. Por për të ndodhur këto gjëra dyert e Kabinetit të Prsidentit Z. Stevo Pendarovski duhet të jenë më të hapura dhe më mikpritëse për të gjithë por edhe për mu apse jo.