Ejup Berisha


Z. President i RMV-së Stevo Pendarovski e kamë një këshillë shumë miqësore por edhe një porosi shumë të sinçertë për ju. E ato janë: Z.President unë si qytetarë i këtij shteti shumë sinçerisht ju lus që çdoher të jeni konsekuent dhe i pahamendshëm në raport me deklaratat dhe qëndrimet që i prezentoni përmes tyre në opinion në cilësinë e njeriut të parë të shtetit, flas për deklaratat të cilat ju i jepni për qështjet e politikës së brendshme por edhe të politikës së jashtme. Dua të ju thmë se ju në fillim të mandatit tuaj si njeri i parë i shtetit keni qenë ashtu si ju porosita unë në fillim të këtij shkrimi konsekuent dhe i pahamendshëm pasiqë në opinion jepnit deklarata shumë të matura dhe të mençura dhe atë siç thas jo vetëmse për çështjet e politikës së brendëshme por edhe për qështjet e politikës së jashtme. Prandaj për këtë arsye duke ju ndjekur hap pas hapi prej një deklarate në deklaratën tjetër gjatë këtyre tre viteve ju e fituat besimin dhe simpatinë time jo vetëm si politikan edhe si një burrshtetas sepse unë ashtu fillova të nuhas se ju fillut të ecnit rrugës së arritjes së këtij objektivi. Pra këtu te ne ka shumë politikan por nuk ka burrshtetas pra ky është profil i politikanit që mungon shumë gjatë kohë këtu te ne në RMV. Me plot sinçeritet u themë se ju që mga atëher e deri sot tingëlloni dhe silleni si politikani më serioz dhe më i arsyeshëm në shtet. Kështu që dëshiroj që kjo në raport me ju të vlej jo vetëmse atëher dhe tani por të vazhdojë të vlej edhe në të ardhmen Z. President. Por kohëve të fundit kjo nuk është kështu. Fjalën e kamë për deklaratat tuaja të fundit dhe për çëndrimet që i prezentoni përmes tyre në opinion në raport me ndodhitë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Këtu rreth kësaj qështjeje po vërehet se ju her pas here nuk jeni në nivelin e konsekuencës të cilën si zakonishtë e kishit gjatë deklarimeve publike apo më konkretisht fitohet përshtypja se ju po reteroni nga deklaratat dhe çëndrimet tuaja të prezentuara në opinion lidhur me qështjet dhe temat që lidhen dhe janë të rëndësishme për qështjet mes dy shteteve. Z. President mos harroni se ju jeni shtetar e jo vetëmse bartës i funkcionit më të lartë shtetëror, dhe ju ai i pari edhe duhet të pretendoni të jeni gjithmonë. Lideri i vërtetë mendon dhe logjikon shumë më thellë dhe në mënyrë më koncize para se të jep ndonjë deklaratë në opinion dhe përmes saj mbron ndonjë qëndrim apo dhe më tepër qëndrime në raport me cilëndo qështje apo dhe temë politike. Politikani ditor ka tendencë dhe tenton që të jetë provokativ dhe atraktiv por ai i tillë mund të jetë shumë shkurt dhe atë për më pak se gjysëm dite, por politikani serioz dhe largpamës Z. Pendarovski duhet të tentoj të jetë aktual dhe interesant përher dhe gjithëher në shtigje më të gjata. Nëse i njëjti arrinë ti bënë këto gjëra atëher politikani i tillë do të mbetet përher aktual dhe gjithëher do të kujtohet a e dini pse sepse i njëjti me qëndrimet dhe me veprimet e tij do të lë gjurmë të pashlyeshme në skenën politike. Prandaj një politikan i tillë nuk duhet të ngutet që të jep deklarata të cekta, jo mirë të përpunuara e të pa menduara dhe me to të provokoj situata të padëshirueshme në skenën politike. Unë mendoj se ju duhet të tentoni të jeni aktual dhe i paharruar edhe pas mbarimit të mandatit tuaj të njeriut të parë në shtet, sepse për fat të keq politikanët e kanë atë fatin e keq që të harrohen shumë shpejtë jo vetëm nga opinioni por edhe nga qytetarët menjëher pas largimit nga politika. Z. President udhëheqësi i vërtetë politik punon jo vetëmse për të mirën e tashme por ai punon më së shumti për të ardhmen më të ndritur, më premtuese dhe më të sigurtë të qytetarëve dhe të shtetit të tij. Z. President deklaratat tuaja të fundit në raport me ndodhitë e fundit me Republikën e Bullgarisë mendoj se do të mund seriozisht ta dëmtonin procesin e fillimit të bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në Bashkimin Eurpojan. Sepse secili reagim i yni do të mund të nxitë kundër-reagimin e fqiut tonë Bullgarisë, pasiqë me sa duket ai është edhe çelsi për mundësinë për antarsimin e shtetit tonë në BE. Për këtë arsye ju përkujtoj se nuk duhet që me ndonjë deklaratë të pamenduar dhe të pamatur mirë nga ana e faktorëve kyq politik në shtetin tonë e në mesin e faktorëve të tillë kyq këtu jeni edhe ju prandaj mendoj se nuk duhet dhe nuk guxon të shkaktohet ndonjë kundër-reagim negativ nga ana e Republikës së Bullgarisë me të cilin jo vetëmse seriozisht do të rëndohej por edhe do të rrënohej procesi i fillimit të bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në BE. Z. President një prej kundër-reagimeve nga ana e Bullgarisë do të mund të ishte edhe mundësia që të marrim kërkesa shtesë më të rënda e më të komplikuara nga ana e tyre për dallim nga këto që i kemi tani si kërkesa shumë të papërshtatshme dhe joadekuate për ti plotësuar. Por çfar të bëhet të tilla janë rrethanat politike nga të cilat ne tani për tani nuk mund të shmangemi. Do të thotë se pala bullgare i ka mundësitë për të na kushtëzuar e shantazhuar ne si shtet kandidat për antarsim në BE sepse ajo vetë është shtet anëtar i BE-së. Dhe ata do të vazhdojnë të kushtëzojnë e të na shantazhojnë ne në hapat tonë drejtë Bashkimit Europjan. Ndërsa ai faktor politik që e ka mundësinë të kushtëzojë e të shantazhojë për të nuk është me rëndësi se athua vallë veprimet apo kushtëzimet e tij a janë të drejta dhe të arsyeshme apo jo. Por përsëris do të ishte mirë dhe e dëshirueshme që ne vetë të mos jemi shkaktarët e rritjes së mundësive dhe të apetiteve të Bullgarisë në raport me ne në këtë moment. Për këtë arsye bëhuni më të kujdesëshëm, më të vemendshëm dhe më të matur gjatë paraqitjeve tuaja publike derisa definitivisht nuk i fillojmë bisedimet me BE-në dhe nuk bëhemi shtet i plotfuqishëm anëtar i saj. Mendoj se pas kësaj ne si shtet anëtar i Bashkimit Europjan do të na përmirsohen kushtet dhe pozicionet për të dialoguar me Bullgarinë dhe kështu do të mund të ndikojmë për ndryshimin dhe për përmirësimin e disa pozicioneve dhe qëndrimeve të padrejta bullgare në raport me ne. E deri atëher ne duhet të tentojmë që ta japim kontributin tonë produktiv e konstruktiv në drejtim të realizimit të synimeve dhe ambicjeve të kahmotshme tonat Republikën e Maqedonisë së Veriut ta bëjmë shtet anëtar të plotfuqishëm dhe të barabartë të Bakimit Europjan.