Nga Skënder Sadri KAPITI
Lulzim Basha:“Me mendjen të ndriçuar nga faktet që nuk vijnë nga fjalët por nga faktet le ta largojmë llumin e tranzicionit dhe t‘i hapim Shqipërisë rrugën e mohuar drejt zhvillimit pavarësisht bindjeve politike”, deklaronte Basha me 7 Tetor 2021
Mjafton kjo deklaratë e mësipërme e para një viti e Bashës, e cila është postulat dhe që nuk ka nevojë as për komente . Pra, para një viti ish Kryetari i Partisë Demokratike z. Basha paralajmëroi pikërisht atë që po ndodh sot, dhe që e vertetoi koha, realiteti , po e vertetojnë ato që Basha i quante fakte dhe jo fjalë, as llafe e as thashetheme.
Pra, koha vertetoi se mjerisht e fatkeqësisht Shqipërinë dhe tranzicionin e paska qeverisur llumi politik, dhe po koha verteton se po ky llum politiko-mediatik, oligarko-korruptiv,antikombetar e antipublik u bë i gjithi bashkë kundër vizionit dhe misionit të Bashës , vizion i cili ishte dhe eshte: ndëshkimi, pastrimi dhe përjashtimi politik i llumit të politikës së vjetër; ndarja e Shqipërisë nga tranzicioni, dekomunistifikimi dhe dekriminalizimi i politikës, lufta kundër krimit e korrupsionit, hapja e rruges së Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit.
Tashmë shqiptarët po marrin vesh dhe po mësojnë të vërtetën pse është sulmuar aq shumë Basha nga ky llumi i politikës së vjetër, nga këta servilë, shërbetore ishkomunistë e isigurimsa shteti në aleancë me paranë e pisët dhe me korrupsionin.
Tani po vertetohet publikisht me shume akoma, se Basha u sulmua nga të këtillët politikanë, deputetë e ishdeputetë të majtë e pseudo të djathtë, ministra e ishministra, kryeministër e ishkryeministra, nga dy ishpresidentët e fundit, si nga gazetarë e mediatikë, analistë e opinionistë të cilët i bënë embargo mediatike Bashës dhe propagandonin interesat, gënjeshtrat e manipulimet e politikës së vjetër.
Me Bashën dhe me misionin e tij vazhdojne të jenë mbështetje e fuqishme SHBA dhe BE. Të gjitha akuzat e shpifjet kundër Bashës, të foltoreve të Berishës dhe të atyre të Ilir Metës degraduan dhe dështuan si alibira mashtrimesh, gënjeshtrash e hipokrizish, si dy komponentë e kulme të “Trekëndëshi të Bermudës”.