Taxhudin Hamidi-Tetovë


Në kodeksin e hadiseve të profetit Muhamed Alejihiselam thuhet se:

“Sadakaja-lëmosha ska zvogluar asnjë pasur, Allahu e rritë namin e robit të Tij, nëse ai jep dhe e ngrit çdonjërin që është në kënaqësinë e Tij.

Sadakaj si term nga tefisrologjia dhe egzegjeza e Kuranit njihet shumë mirë në ideolektin e kulturës shqipatre dhe të etniteteve të tjera .

Ky term ka luajtur një rol shumë domethënës në jetën e shoqërive dhe të popullit tonë shqipatrë.

Ai ka mbrojtur shtresat e ndryshme nga momentet kritike dhe të krizave që i sjellë koha dhe jeta.

Ky donim nënkuptonë dhënjen apo nxjerjen të një pjese të pa caktuar të pasurisë personale për nevoja humanitare si detyrim për të identifikuar veten person i nënshtruar ligjit dhe urdhërave të Zotit.

Padyshim se edhe ky akt vullnetarë me përmasa sociale u nënshtrohet rregullave të sheriatit islam.

Pra, kjo detyrë që ka për qëllim kënaqësinë e Krijuesit si çdo rit dhe ibadet tjetër ka parasyshë definicionin :”al ibadetu la tessah bidun al nije), që ka kuptimin se:” Çdo ibadet -vepër pa qëllim të caktuar nuk pranohet”.

Pra , siapas qëllimit vlersohet edhe vepara.

Ebu Hurehjre transmeton nga Muhamedi Alejhisela se një njeri nga Beni Israilët kishte vendosur të ndajë lëmoshë.

-Sonte do të ndajë një lëmoshë – sadaka !

Njeriu doli dhe ndau lëmoshën –sadakanë e pretenduar.

Mirpo, pas pak çastesh u ndëgjua dhe u përfol se sadakaja e ndarë kishte përfunduar në dorë të një vjedhësi apo person me veprimtari kriminele.

Pa mos e ditur dhe njohur identitein e individit i kishte ndarë lëmoshën dhe ai e kishte parnuar.

(si zakonish në këta raste nga besimet… popullore kuptohet se lëmosha ka dështuar)?!

Personi që ndau sadaknë tha : O Zot Ti të takon falenderimi.

Ditën e nesërme (duke menduar se sadakaj nuk është pranuar), në vetet tha sonte do të ndajë një sadaka.

Dhe doli …

Për fat të keq këtë rradhë sadakaj qëlloi përsëri në dorën e një prostitute (grua e përdalë).

Si në rradhën e parë filluan të ndëgjohen komentime negative dhe u përfol se sadakaj ka ran ë duart e një lavire.

Dhe personi që ndau sadakanë tha: O Zot Ti të takon falenderimi.

Personi që ndau sadakanë dhe nuk ia qëlloi sipas mendimeve populiste vazhdoi me këmbëngulje të ndajë sadakanë në dorën e qëlluar.

Pra, për të qenë lëmosha e pranuar …!

Doli edhe mbrëmjen e tretë.

E ndau sadakanë dhe sadakaja kësaj rradhe bie në dorë të një njeriu të pasur.

Gjithashtu, pas pak çastesh filluan të ndëgjohen komentime se përsëri sadakaj pra lëmosha iu dorzua njeriut që nuk e meriton dhe kjo sadaka përfundoi në dorën e të pasurit.

Personi që ndau sadakanë tha: O Zot Ti të takon falenderimi.

…lëmosha ime në dorë të hajdutit, në dorë të gruas përdalë dhe në dorë të një njeriu që vet duhet të jap sadaka.

Njeriu i shqetësuar dhe i trembur nga kjo situatë e dështuar sipas vëzhgimit të publikut .

E gjith kjo “paaftësi” që lëmosha sadakaja të mbri në duartë e pastra dhe të tek njeriu dhe nevojatri i qëlluar për satisfakcion personi që ndau sadakatë e lartëpërmenduara i shpjegohet në gjumë , duke iu shpjeguar se:

Vjedhësi: Sa i përket sadakasë që përfundoi në dorë të vjedhësit ndoshta sadakaja do të luaj rolin që ai të përmirsohet dhe të shmanget nga rrëmbimi i gjësendeve të huaja.
Grua e përdalë:Ndërsa sa i përket sadakasë që përfundoi në dorë të lavires ndoshta sadakaj e dhënë do të ndërpres veprimtarinë e saj të moralish të shthurur.
I pasuri:E sa i përket të pasurit me natyrë kopraci ndonëse sadakja që iu dorzua do të trondit dhe lëviz ndjenjat e tij për të ndihmuar nevojatrët nga pasuria që Zoti i ka dhuruar.
Pra nga e gjith kjo mund të konkludojmë se sadakaj dhe ndihmat që ne në kontinuitet i donojmë për nevoja të ndryshme por për një qëllim, që i Madhërishmi të bekojë pasurinë tonë.

Pra , pasuri si mpronë e individit të kuptohet si një dhuratë nga Zoti.

Dhe gjithçka që ndajmë këtë aktivitet sublime dhe human e bëjmë për hire të Allahut xh.sh. dhe për të mirën e njerëzve.

Nga ky transmetim i Ebu Hurejres gjithashtu kuptuam se sadakaj dhe lëmosha e ndarë nuk është matematikë ku një dhe një janë baraz me dy.

Por, lëmosha luan një rol polisemik dhe social, politik, shpirtrorë, fetarë, gjeografik, ekonomik , human dhe njerëzorë.

Në fund do të ngjitm tekstin e DAFI-it i punuar më nr.97 TH-Tetovë

dt.21.08.2022 me titull : Dorëzimi i zeqatit në vend të gabuar.

Lëmoshat mund të jipen për projekte dhe nevoja të ndryshme ndërsa zeqati jipet vetëm për grupet dhe fondacionet të përcaktuara me Kuran.

. Nëse personi që obligohet me ndarjen dhe dhënjen e zeqatit gjatë realizimit të këtij obligimi-farzi nuk e qëllon individin që është meritorë për konsumimin dhe pranimin e zeqatit, juristët kanë dhënë mendimet e tyre.

Juristët në bazë të rregullave të sheriatit islam janë prononcuar secili në këndin e tyre që çështja e zeqatit e dorëzuar jo në vend të duhur të merr dimensionin e përbashkët juridik nga të gjitha shkollat.

Një çështje shumë kruciale dhe rëndësishme si për obliguesin e zeqatit poashtu edhe për vet pranuesin në cilsi të shfrytëzuesit.

Nëse vërtetohet se shuma e zeqatit e cila është dorëzuar me nijet-qëllim fetarë për larjen e borxhit të zeqatit vjetorë ka përfunduar apo është adresuar në llogarinë e personit të gabuar.

Në këtë rast lënda vendoset para komisionit juridik për shqyrtim.

Pra, a është kryer obligimi apo kërkohet që të përsëritet procedura e dhënjes së zeqatit nga fillimi.

Mendimet e fukahave janë të ndryshëm.

Është gabuar vendi ,personi,rrethanat,personi i pasur,personi i varfër mirpo nuk është sinuar adresa e tij ,pa qëllim apo me dashje etj. etj.

Janë pyetje që komisioni juridik pranë akademisë së fikhut merret me ta deri ne zbardhjen e këtyre çështjeve.

Ndërsa ,ebu hanife,muhamed al hasan dhe ebu ubejde janë të mendimit që shuma e ndarë për zeqatë nëse eventualisht ka kaluar apo është destinuar në adresë që nuk është dëshiruar dhe është dorëzuar gabim në këtë rast nuk kërkohet që personi të përsëris nxjerjen e zeqatit vjetorë nga shuma e llogaritur.

Ndërsa sa i përket disa mendimeve të juristëve në lidhje me ndarjen në vende jo të lejuara apo gabim kemi kundërthënje të fukahave dhe juristëve islam që nuk i përkojnë mendimit të ebu hanifes.

Që bie se dorëzimi i zeqatit që nuk i takon (…) duhet të përsëritet nga fillimi nga i pasuri.

Qëllimi i islamit është që të merret nga të pasurit dhe të u kthehet nevojtarëve.

(xhxhxh!)