Taxhudin Hamidi – Tetovë


Feja është një alternative e cila duke e kthyer gjendjen kaotike dhe me paragjykime në një gjendje të mirë dhe positive të përgjithshme .

Dimenzioni i përfitimit të zemrave është përcaktim kuranorë.

Përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit është ndarja mes mosbesimit dhe besimatraëve musliaman për të manifestuar fenë e islame si fe humane , solidare, sociale dhe vëllazërore në mesin e njerëzimit.

Shikuar nga prizmi i konstelacioneve të ndryshme politike ky model i komunikimit është present në të gjitha strukturat e menaxhmentit si në prodhimtari, diplomaci, sektoret ekonomike etj.

Mirpo, feja islame nuk dëshiroji që ky model kpmuniki social dhe human të përfitimit të apetiteve dhe zemrave të njerëzve të marrë segmentin e mekanizmave të agjitimit, inklinimit fiktiv, majorizimit dhe formave perfide të ofrimit të projekteve në rrafshin e infomimit drejtë opinionit dhe të masave në përgjithësi.

Por Kurani këtë model të komunikimit finansiar e rpopozoi në Kaptinën al Teube, verseti 60, për të u dal në ndihmë personave që manipulohen nga oligarki dhe hegjemoni të ndryshme të kohës.

Muhamedi Alejhiselam në vigjilje të shpalljes i erdhi një delegacion nga Jemeni.

Delegacioni kishte erdhur me qëllim informimi për shaplljen e fesë islame dhe të Kuranit Fisnik.

Me të mbrirë në Meke, Muhamedi organizoi një gosti për udhëtarët dhe delagacionin e lodhur, duke I gostitur me qumsht dhe asortimane të tjera me fjalë të tjera u shtroi drake mysafirëve apo delagacionit.

Pasi përfunduan me protokollin përfaqësuesi nga jemeni dëshiroi të publikojë pranimin e fesë islame në emër të fisit dhe banorëve nga jemeni.

Muhamedi Alejhiselam nuk u dakordua me qëndrimin e përfaqësuesit që të pranojë fenë islame që nga ki takim i parë.

Por Muhamedi rekomandoi dhe propozoi që delelgacioni të kthehet në vendin e tyre tek populli në jemen të informojë për parimet e fesë islame e më pastaj të vendosin a do të parnojnë fenë islame apo jo (al Aklu vel islamu, Abdulalim , Dimeshk) .

Ashabët e Muhamedit Alejhiselam reflektonin dahsurinë që delegacioni të kthehet si besimatrë dhe ithtarë të fesë islame.

Kishte edhe mendime sensualiteti… duke pritur që numri i besimatrëve musliman të ritet dhe zmadhohet.

Muhamedi këtyre mendimeve sensuale dhe eoforike iu përgjigjë duke thënë se: “Më e mira është ata të kthehen në vendlindje me bindjet e popullit të tyre, sepse nëse kthehen si musliamn rrimate ndryshme ateiste dhe politeiste do të shfrytëzojnë këtë rast me konotacion dhe me verpime konspirative gjë e cila është jashta korpusit ideor të platformës së fesë islame.

Muhamedi ishte shumë i vetëdijshëm që ngjarjet të mos dalin nga konteksti.

Pra qëllimi i tij nuk ishte kuantiteti por kulaiteti i kuptimit të drejtë të shaplljes.

Ky gjest i befasoi delegacinon dhe ata u vërtetuan se shpallja e Kuranit me fenë islame ka një dimension qiellorë dhe jo njerzorë.

Padyshim se në vigjilje të shaplljes së fesë islame normal se ekzistonin musliman me bindje fragjile dhe të dobët nga aspekti i propagandave dhe informimit.

Qabja në Meke ishte pika dhe vendi ku njerëzit informoheshin për shumë gjëra , ndërsa deri në këtë kohë pika e Qabes në Meke dhe Divani në Meke ishin nën përkujdesjen e mushrikeve dhe kjo gjë le të kuprosh vështyrsitë e besimatrëve të dobët, të manipuluar dhe të dezinformuar skajshmërisht.

Pra edhe për ate Fondacioni (vel muelefeti kulubihim) për përfitimin e zemrave ishte një projekt shumë i qëllluar që iu lejua Muhamedit Alejhiselam nga shpallja e Kuranit.

Është biseduar dhe debatuar në qarqe të ndryshme akademike se masa e përfitimit të zemrave, përmes fondacionit të zekatit me vdekjen e Muhamedit Alejhiselam a ka përfunduar apo akoma është në fuqi.

Janë dhënë konstatime të ndryshme akademike dhe nga juristët islam kemi kundërthënje në këtë lëmi shumë të rëndësishme.

Fondacioni i zeqatit për përfitimin e zemrave akoma ka mbetur dhe nuk është deroguar, sepse synimi dorëzimit të zeqatit ka për qëllim instalimin e simpatisë dhe ngritjes së dashurisë ndaj islamit dhe aspak dhuna dhe kapricet pa racionalitet të shëndoshë nuk ksnë përfunduar.

Opinioni dhe dijetarët hanefit është se ky fonadacion i motivimit dhe nxitjeve ndaj ngritjes së afinitetit dhe sipamatis ka pësuar derogim dhe nuk jepet apo lejohet pas vdekjes së Muhamedit Alejhiselam .

Kemi edhe nga ata mendime dhe dijetarë nga xhumhuri që prononcohen se përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit ka qenë në periudhën dhe kohën e Muhamedit Alejhiselam dhe në periudhën e Ebu Bekrit.

Imam Neveviu ka përmenduar nga Imam Shafiu se nëse i lejohet të ndihmohet jobesimatri me arsyetim të përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit, atëherë pa mëdyshje ndihmesa realizohet përmes pasurisë zhvillimore ekonomike e musliamanëve dhe jo nga fondacionit të zekatit.

Ndërsa pohimi i al Hasan dhe Esh shabiu është duke pophuar se: “ Sot nuk ekziston përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit”.

Por ai mund të realizohet përmes informimit të drejtë dhe të sinqertë rreth aktualitetit dhe alternativave të kohës në të cilën jetojnë gjeneratat e reja.

Motivacioni dhe nxitja për Përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit ndodhë vetëm atëherë kur vin në shprehje dobësimi islam dhe popullësia e saj në aspektin mediatik dhe dimenzioni devijues në shoqëri.

Standartet dhe performancat e zeqatit janë të përgjithshme dhe ata përfshinë edhe segmentin e momenteve të dobëta dhe të çregulluar në shoqëri si dhe devijimet dhe insinuatat shkencore në vështyrësinë teologjike nga propaganda të llojit të njohur në çdo vend.

Pra njeriu i cili ka mundësi që të përshkojë dhe investojë për veten dhe familjen nuk duhet të infiltrohot në ndihmat e fondacionit të zeqatit.

Definitivisht i pasuri duhet të qëndrojë largë apetiteve të konsumimit të zeqatit.

I pasuri është dy kategori:

-i pasur nga vet pasuria e tij dhe

– i pasur nga pasuria e të birit,gruas dhe farefisit.

Pra i varfuri i cili fiton të drejtën e furnizimit nga pasuria e të tjerëve

(djali,vajza gruaja apo ndonjë i afërt) nuk i takonë zeqati ose ndryshe i ndalohet furnizimi nga fondacioni i zeqatit.

Kjo ndodhë kështu nga shkaku sepse i varfuri siguronë të ardhura për jetën nga personat e lartë përmendur.

Sipas Imam Malikiut varfuri e ka të ndaluar – haram zeqatin,i cili sipas statusit të afërsisë fitonë përkujdesjen finansiare nga i pasuri.

Sepse sipas të drejtës ligjore këtë ka mundësi ta sigurojë përmes procedurave gjyqësore nëse të afërmit nuk janë të gatshëm t’ia plotësojnë apo refuzojnë.

Ndërsa mendimi i Ebu Hanifes kundërshtonë disa jurist dhe shkolla që nuk lejojnë ndihmat nga zeqati nëse kanë burime të tjera.

Imam Ebu Hanife konkludon se i lejohet zeqati personit i cili posedon më pak se gjisa e “nissabit” ( shuma e arritur e pasurisë që obligon besimatrin pas një vit qëndrim të pasurisë të jape zeqatë)edhe nëse është i shëndoshë për punë ( J.K. Fikhu Zeka ).

Kurtubi ka përmendur metodën me jobesimatrët në tri llojë:

-lloji i cili përfitimi i zemrave realizohet dhe arrihet me ngritjen dhe promovimin shkencorë dhe akademik të argumenteve të paluhatura,

-lloji me kërcënim dhe rezistencë dhe

-lloji i tretë është lloji përmes: përfitimi i zemrave përmes fondacionit të zekatit dhe mirqenja me dimension social dhe politik.

Mirpo në vazhdimësi mësimet islame na tregojnë se dhuna nuk është një metodë e thirrjes në argumentet e Kuranit dhe e ngritjeve të imazhit islam.

Islami sot e 1444 vite po apelonë në të gjitha shkallët mediatike dhe akademike se dhuna është përjashtuar nga feja islame .

Në historinë e fesë islame shumë pak njihen gjeografi të përfshira me popullësi islame që janë përfshirë me operacionet ushtarake dhe të dhunshme.

Ata edhe nëse kanë ndodhur janë shprehje e thyerjeve dhe shkelje e marëveshjeve mes muslimanëve dhe jomeusliamnëve që e kanë inicuar jomuslimanët në rrethana jo të lakmuar për mendimin e musliamnëve.

Kurani vazhdimisht i thërret që të bashkohen rreth një fjale të përbashkët, se nuk ka Zot tjetër, pos një të vetmin Allah.

Vetëm, Ai të adhurohet dhe Atij të mos i përshkrueht supstitut –ortak – shok.

Çdo gjë që prish pastërinë e cilsive të Zotit është e pa pranuar në mësimet islame.

Zoti është Një nuk ka tjetër , dhe për ta njohur ate kërkohet urtësi dhe këshilla të bukura dhe komunikim me të gjitha llojet e bisedave të lehta e të kuptueshme dhe të pranuara nga të dy palët.

(xhxhxh!)