Për shkak të interesimit të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut për të studiuar në 100 universitetet më të mira botërore sipas ranglistës së Shangait, Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli vendim që afati për aplikim për ndarjen e bursave për studime prestigjioze të mbetet deri më 15 shtator.


Edhe nëse ka rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për konkurset e publikuara të bursave për ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve të institucioneve të arsimit të lartë të ranguara më lartë në korniza botërore, ministria në bazë të analizave shtesë vendosi që afati për aplikim të mos ndryshohet.

Rikujtojmë, të drejtë aplikimi në konkurs për bursat kanë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë pranuar në një nga 100 universitetet më të mira në botë, të cilët nuk janë shfrytëzues të bursës nga ndonjë dhënës tjetër dhe që kanë arritur sukses të caktuar gjatë shkollimit të tyre të mëparshëm (varësisht nga cikli i studimeve në të cilat regjistrohen).

Shuma e bursës m’varet nga vendi dhe universiteti ku kandidati është i regjistruar dhe i mbulon shpenzimet e regjistrimit më së shumti deri më 40,000 dollar amerikan në nivelin vjetor, shuma mujore e kompensimit me para dhe shpenzimet e transportit. Pas përfundimit të studimeve kandidatët në pajtim me marëveshjen e nënshkruar kanë për obligim të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të punojnë në sektorin publik ose privat së paku në periudhën dyfish më të madhe se periudha e studimit.