Me politika në kohë dhe efikase Qeveria mban stabilitetin e ekonomisë vendore, sektorin energjetik, prodhimin e rrymës dhe subvencionon cmimin e rrymës për qytetarët. Sipas LSDM–së amvisëritë për llogaritë e rrymës paguajnë 20% kurse 80% subvencionohet nga shteti.


LSDM-ja thotë se në kohën kur para nesh dhe mbarë botës është dimri më I vështirtë, po përgatiten edhe masa të reja anti-krizë. Me ribalancin e buxhetit janë siguruar 76 milionë euro për këto masa që si pako bëhen gati për kuartalin e katërt të këtij viti.

“Prodhimi vendor I rrymës do ta sigurojë energjinë e nevojshme. Këtu janë edhe detyrimet për kursimin për 15% të rrymës nëpër institucione. Njëkohësisht janë kufizuar marzhet, me cka u parandalua rritja e cmimeve të ushqimit dhe rritja e inflacionit”, deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.

Socialdemokratët thonë se nga muaji I ardhshëm nis rritja e pensioneve, sipas metodologjisë për harmonizimin e pensioneve me rritjen e harxhimeve jetësore dhe të pagave, kurse janë ndarë 52 milionë euro për nxitjen e prodhimit vendor bujqësor.